Komisioni i Venecias në seancën e mbajtur të premten ka votuar dy opinione ligjore të rëndësishme për Kosovën; atë për procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë dhe Projektligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Një ditë më vonë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tregoi se ky Komision i ka dhënë dritën e gjelbër propozimit të Qeverisë së Kosovës për Vettingun.
Po ashtu, Haxhiu bëri të ditur se Komisioni i Venecias ka dhënë dritën e gjelbër edhe për formalizimin e punës për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë.
Në një konferencë për media bashkë me kryeministrin Albin Kurti, ajo tha se në Kosovë do të ketë Vetting të plotë në sistemin e drejtësisë, duke nisur nga krerët e institucioneve të drejtësisë.
“Vetting do të ketë dhe atë të plotë dhe siç duhet, duke filluar nga krerët e institucioneve të drejtësisë. Do të jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe me Këshillin Gjyqësor edhe me Këshillin Prokurorial të Kosovës, me partnerët ndërkombëtarë dhe partitë opozitarë që këto reforma të jetësohen”, u shpreh Haxhiu para mediave, të shtunën.

Lajmin se tashmë është hapur rruga për Vettingun dhe krijimin e Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë, e dha edhe kryeministri, Albin Kurti, i cili tha se fillimi i reformës në sistemin gjyqësor është substancial.
Sipas tij, këto dy reforma në sistemin gjyqësor janë vlerësuar lart nga Komisioni i Venecias.
“Sot jam para jush për të prezantuar fillimin e reformës substanciale në sistemin gjyqësor, Vettingut dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme…. Të dy këto të vlerësuar lartë edhe nga Komisioni i Venecias që Qeverisë së Kosovës ia ka falur besimin e plotë për të jetësuar reformën e premtuar”, tha kryeministri.
Sipas tij, drejtësia dhe sundimi i ligjit janë shtylla të shtetit demokratik.
“…Programi ynë synon drejtësi. Është detyrë e jona që të veprojmë përmes reformave përmbajtjesore në dobi të sundimit të ligjit, pushtet të fuqishëm gjyqësor përmes prokurorëve energjikë e gjyqtarëve të mençur”, tha ai.
Kreu i ekzekutivit të Kosovës tha se të gjithë janë dëshmitarë të njollosjes së shpeshtë të gjyqësorit nga vetë gjyqtarë e prokurorë me veprime të pandërgjegjshme, të pamatura e të ndikuara politikisht.
“Gjyqësori i tillë sfidon shtetësinë…gjyqësor të atillë nuk duam”, shtoi ai.

Në anën tjetër, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka inkurajuar Qeverinë e Kosovës që të ndjekë reformën e gjyqësorit në përputhje me standardet përkatëse evropiane dhe ndërkombëtare si dhe me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Zëdhënësi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Nikolla Gaon në një deklaratë për Telegrafin theksoi se BE-ja vlerëson punën e Komisionit të Venecias për nxjerrjen e opinioneve në lidhje me Koncept-Dokumentin për Vettingun e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, draft amendamentet e Kushtetutës së Kosovës, si dhe Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
“Është me rëndësi të sigurohet që secila masë e reformës në drejtësi të hartohet dhe zbatohet në përputhje me standardet evropiane dhe rekomandimet e theksuara nga Komisioni i Venecias në opinionet e tij.
Në përputhje me opinionet e Komisionit të Venecias, BE-ja konsideron se Vettingu në shkallë të gjerë i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të konsiderohet vetëm si masë e jashtëzakonshme e fundit pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet dhe mekanizmat ekzistues për sigurimin e integritetit brenda gjyqësorit”, tha ai.
Gaon më tej shtoi se BE-ja inkurajon fuqishëm Qeverinë e Kosovës të ndjekë reformën e gjyqësorit në përputhje me standardet përkatëse evropiane dhe ndërkombëtare dhe me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
“Për të siguruar ndikim afatgjatë nevojitet një qasje më gjithëpërfshirëse ndaj reformës së gjyqësorit. BE-ja ka dialog të vazhdueshëm me Qeverinë e Kosovës për çështjet e reformës në drejtësi. BE-ja mirëpret që të angazhohet edhe më tej në këtë çështje për të mirën e qytetarëve të Kosovës dhe për fuqizimin e sundimit të ligjit”, tha ai. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri