LAJMI I FUNDIT:

Dëgjimi i muzikës e redukton dhimbjen te pacientet me kancer në gji

Dëgjimi i muzikës e redukton dhimbjen te pacientet me kancer në gji

Kanceri i gjirit është ndër llojet më të zakonshme të kancerit në botë.

Në fakt, në Amerikë, kanceri i gjirit është i dyti më i zakonshmi te femrat, menjëherë pas kancerit të lëkurës, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, pacientet me këtë kancer të gjirit shpeshherë kanë edhe dhimbje, ndërkaq shkenca tani ka treguar një mënyrë të pazakonshme se si mund ta zvogëlojnë këtë dhimbje.


Studimi i kryer nga “European Journal of Cancer Care” ka zbuluar se dëgjimi i muzikës në shtëpi e redukton ashpërsinë e simptomave, intensitetin e dhimbjeve dhe lodhjen te pacientet me kancer të gjirit.

Për këtë studim, 60 pjesëmarrës kanë dëgjuar muzikë në pesë sesione 30-minutëshe në javë.

Pas 6, 12 dhe 24 javëve, terapia me muzikë e ka reduktuar ashpërsinë e simptomave dhe dhimbjen.

Veç kësaj, kjo terapi në mënyrë të menjëhershme e ka reduktuar lodhjen mendore dhe fizike.

Autorët u rekomandojnë pacienteve me kancer të gjirit të dëgjojnë muzikë në mënyrë që t’i zvogëlojnë mendimet negative që ndërlidhen me sëmundjen. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Jennifer Lopez sjell një trend të rehatshëm dhe të lehtë për t'u veshur

Jennifer Lopez sjell një trend të rehatshëm dhe të lehtë për t'u veshur

Moda
Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Ky është zëvendësuesi ideal i retinolit për vajzat me lëkurë të ndjeshme

Ky është zëvendësuesi ideal i retinolit për vajzat me lëkurë të ndjeshme

Këshilla Estetike
Thjeshtësi që magjeps: Stiloni sipas shijes tuaj një pulovër me një shall të hollë

Thjeshtësi që magjeps: Stiloni sipas shijes tuaj një pulovër me një shall të hollë

Keshilla Modë
Ajo ka gjoksin më të mirë në botë: Kontrolloni si është gjoksi juaj - duhet t’u kushtoni vëmendje këtyre masave

Ajo ka gjoksin më të mirë në botë: Kontrolloni si është gjoksi juaj - duhet t’u kushtoni vëmendje këtyre masave

Hulumtimet kanë konfirmuar: Foshnjat e lindura në këto data janë më të suksesshmet

Hulumtimet kanë konfirmuar: Foshnjat e lindura në këto data janë më të suksesshmet

Kalo në kategori