"Defender Europe 2025", Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri thotë se për herë të parë përfshihet detashmenti i mjeteve ajrore pa pilot

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka bërë të ditur se Forca Ajrore Shqiptare është angazhuar në stërvitjen ndërkombëtare "Defender Europe 25", duke luajtur një rol kyç në ndërtimin e një force shumëkombëshe të aftë për të vepruar në mjedise komplekse operacionale.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se për herë të pare në një stërvitje të tillë është përfshirë detashmenti i mjeteve ajrore pa pilot në këtë nivel.
“Nga kërkim-shpëtimi me helikopterët Cougar dhe Blackhawk të Bazës Ajrore Farkë, deri te mbështetja e operacioneve tokësore dhe gatishmëria për evakuime mjekësore MEDEVAC/CASEVAC. Bashkëpunimi rajonal dhe koordinimi me institucione civile si Albcontrol dhe partnerë ndërkombëtarë si FSK në Kosovë, e bën këtë stërvitje një hap të rëndësishëm për rritjen e sigurisë dhe gatishmërisë në rajon”, thuhet në postim. /Telegrafi/
































