Banorët e Skenderajt do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm për shkak të një defekti në rrjetin furnizues.

Sipas njoftimit, KRU "Mitrovica" ka njoftuar se defekti ka ndodhur në gypin furnizues FI 300, i cili furnizon rezervuarin në Klinë të Ulët.


Nga kompania kanë bërë të ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të sanimit të defektit.

Konsumatorët janë falënderuar për mirëkuptimin dhe durimin deri në normalizimin e furnizimit. /Telegrafi/