LAJMI I FUNDIT:

Deco do të takohet me agjentin e Dani Olmo, ëndërrohet rikthimi i tij te Barcelona

Deco do të takohet me agjentin e Dani Olmo, ëndërrohet rikthimi i tij te Barcelona

Dani Olmo do të largohet nga RB Leipzig gjatë afatit kalimtar veror, megjithatë ende nuk dihet se ku do të përfundojë në sezonin e ri.

Mesfushori ofensivë spanjoll është një nga lojtarët më të kërkuar sidomos nga skuadrat angleze, por edhe nga Barcelona.

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco do të takohet me agjentin e Dani Olmo, raporton Diario Sport.


Mes Gjermanisë, Anglisë dhe Spanjës, tre top klube të gatshme të nënshkruajnë me Dani Olmon
Lexo po ashtu Mes Gjermanisë, Anglisë dhe Spanjës, tre top klube të gatshme të nënshkruajnë me Dani Olmon

Takimi do të jetë para së gjithash për Mikayil Faye, i cili ndan të njëjtin agjent me spanjollin. Katalanasit po përpiqen të shesin mbrojtësin për të përmirësuar pozicionin e tyre në FFP.

Mirëpo në bisedë do të shfaqet edhe tema e Olmos. Deco është një tifoz i madh i mesfushorit të Leipzig, por e kupton që klubi nuk mund të shpenzojë 50-60 milionë euro për të.

Liverpooli futet në garë për yllin spanjoll, të gatshëm ta paguajnë klauzolën e tij
Lexo po ashtu Liverpooli futet në garë për yllin spanjoll, të gatshëm ta paguajnë klauzolën e tij

26-vjeçari është i ‘fiksuar’ pas idesë së një kalimi te Barcelona.

Pra, edhe nëse katalanasit nuk mund ta bëjnë këtë këtë vit, mund të ketë një mundësi për të arritur një marrëveshje në të ardhmen.

Kujtojmë që Olmo është produkt i Akademisë ‘La Masia’, derisa në garë për të janë edhe Chelsea, Man City, Man Utd dhe Liverpool. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori