Besohet se ish-lojtari i Barcelonës dhe Chelseat e ka marrë këtë substancë me anë të disa suplementeve të vitaminave që i kishte blerë në një barnatore.

Mediat braziliane raportojnë se 35-vjeçari ka angazhuar avokatë që ta padisin kompaninë që prodhon produktin që ai e kishte blerë.


Furosemidi është një diuretik që përdoret për trajtimin e pamjaftueshmërisë së zemrës dhe edemeve. Së bashku me disa diuretikë të tjerë, furosemidi është i ndaluar nga Agjencia botërore anti-doping, sepse besohet se përdoret për të maskuar përdorimin e barnave dhe drogave të tjera. /Telegrafi/

telegrafi sport app