Deco: Barcelona nuk u përpoq kurrë të nënshkruante me Nicon Williamsin, ishte agjenti i tij ai që na kontaktoi vazhdimisht

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco mohoi informacionin se klubi katalunas donte të nënshkruante me Nico Williams gjatë afatit kalimtar veror.
Saga e transferimit të Williams te Barcelona ka qenë njëra nga më të përfolurat gjatë afatit të fundit kalimtar.
Në muajin korrik, sulmuesi anësor e zgjati kontratën e tij me Athletic Bilbaon deri në vitin 2035, duke befasuar të gjithë.
Megjithatë, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, tashmë ka mohuar çdo interesim të klubit nga Camp Nou për lojtarin, duke thënë se agjenti i tij kërkonte transferimin.

“Ne kurrë nuk u përpoqëm ta nënshkruanim atë. Ishte agjenti i tij ai që na kontaktoi vazhdimisht, ne nuk po e ndiqnim. Është Athletic ai që duhet t'i bëjë pyetje agjentit të tij”.
“Ne as nuk po kërkonim një lojtar të profilit të tij gjatë verës", ka thënë drejtori sportiv i Barcelonës në një intervistë me Mundo Deportivo. /Telegrafi/




















































