Declan Rice ka vendosur të bëjë disa ndryshime në karrierë, duke e bërë babain e tij agjent.

Mesfushori i West Ham United është duke e shijuar një formë të lartë në këto sezonet e fundit, derisa Chelsea po e kërkon me ngulm transferimin e tij.


Frank Lampard po e kërkon me ngulm transferimin e tij dhe në janar mund të ndodhë që një gjë e tillë të realizohet.

skysports declan rice west ham united 4544153

Sipas asaj që raporton The Athletic, Declan Rice tani do të përfaqësohet nga babai i tij, Sean, që është tifoz i madh i Chelseat dhe mbajtës i biletave në Stamford Bridge.

Nuk është tashmë befasi që ai dëshiron të ribashkohet me The Blues, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e akademisë së tyre.

Rice po ashtu ka raporte të shkëlqyera me Mason Mountin, e mund të ndikojë që transferimi të kryhet në janar. /Telegrafi/

telegrafi sport app