Romeo Beckham befasoi fansat teksa bëri debutimin e tij në pistë gjatë Javës së Modës në Paris.

22-vjeçari mori gjithë vëmendjen teksa ecte për ‘Balenciaga’ në kryeqytetin francez.


Romeo më parë ka modeluar për markat, duke përfshirë Saint Laurent dhe Burberry, por shfaqja shënoi paraqitjen e tij të parë në pasarelë.

Screenshot 10 2 Foto: Instagram

Ai ishte i veshur me një bluzë blu polo, xhinse të gjera dhe një pale atlete të mëdha.

Fansat nxituan të komentojnë pasi ai ndau një foto në rrjetet sociale, ku shumë veta theksuan se ai dukej njësoj si babai i tij i famshëm David, 49 vjeç.

Screenshot 11 1 David Beckham

Njëri shkroi: "Si babai si djali”. Një tjetër tha: "Ai i ngjan aq shumë babait të tij".

David ishte ndër ata që komentoi për këtë paraqitje, duke shkruar: "Krenar për ty, bravo”.

Screenshot 13 3 David dhe djali i tij

Futbollisti në pension është gjithashtu i njohur për stilin e tij dhe ka modeluar për Emporio Armani në të kaluarën. /Telegrafi/