LAJMI I FUNDIT:

Debutimi në ekipin e parë pa i mbushur 16 vjet – Dragusha rrëfen mes emocionesh

Debutimi në ekipin e parë pa i mbushur 16 vjet – Dragusha rrëfen mes emocionesh

Muhamet Dragusha ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit.

Ish-lojtari dhe tani trajner, ka zbuluar shumë histori interesante nga karriera e tij në të kaluarën dhe analiza rreth situatave aktuale.

“Akoma pa i mbush 15 vjet kam qenë në Flamurtar, kam kaluar nëpër shumë trajnera”, rrëfeu Dragusha në “Arena e Yjeve”.


“Një prej trajnerëve në atë kohë për mua ka qenë Ramiz Krasniqi, që më ka dashtë shumë dhe kam shumë respekt për të”.

“Kam shumë respekt për të gjitha trajnerët që kam pasur, por Ramiz Krasniqi për mua ka qenë më i dalluar”, vazhdon rrëfimin trajneri kosovar në “Arena e Yjeve”.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  Patos  dhe KGM Kosova/Telegrafi/