Debra Messing nuk i mbajti dot lotët në ceremoninë e prezantimit të yllit të saj në shëtitoren e famës në Hollywood.

Aktorja e nominuar gjashtë herë në çmimet Emmy për performancën e saj në serialin “Will & Grace”, arriti ta rrëmbejë më në fund në vitin 2003 trofeun e shumëlakmuar.


debra (David Livingston/Getty Images)

E rrethuar nga të afërmit e saj dhe bashkëprotagonistët e serialit që e katapultoi në majat e famës, Eric McCormack e Megan Mullally, Messing u përlot, edhe pse siç tha duhet qeshur për t’i kapërcyer më lehtë vështirësitë, transmeton Top Channel .

“Që të tregohem e ndershme me ju, nuk kam guxuar kurrë të shpresoj se një moment i tillë do të mbërrinte vërtet".

"Jam e sigurt megjithatë, se nëna ime nga ana tjetër, e ka bërë një gjë të tillë. I kam kapërcyer prej kohësh ëndrrat e mia dhe jam përpjekur të jetoj çdo ditë një jetë të mbushur me mirënjohje, bashkëpunime dhe miq të mirë”, ka deklaruar aktorja.

debra2 (David Livingston/Getty Images)

Duke folur për agjencinë Reuters, ajo u shpreh se rikthimi i serialit komik në vitin 2017 nuk mund të vinte në një kohë më të mirë.

E qeshura ka veti shëruese të çuditshme, thotë ajo dhe nevojitet shumë, sidomos në një vit si ky të mbushur me fatkeqësi natyrore e lajme vrasjesh në masë.