Përfshirjen e Njësisë më elitare të Policisë së Kosovës në ruajtjen e objekteve të komunave veriore po e kritikojnë ish drejtues të këtij institucioni. Sipas tyre angazhimi i NjSI-së në këtë operacion është degradim për ta. Në ndërkohë, Policia e Kosovës po thotë që kanë vepruar në bazë të ligjit dhe nevojave të Policisë së Kosovës
Këta efektiv policorë shihen rrallë në terren, arsye për këtë është se janë të specializuar për operacione me rrezikshmëri ekstreme.
Por, gjatë tensioneve në veri të Kosovës angazhimi i tyre ka qenë i përditshëm.
Tani ata po qëndrojnë brenda ndërtesave komunale në tri komunat veriore, Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok.
Pavarësisht kontributit të madh që dhënë kjo njësi në veri, një ish drejtor policie thotë se angazhimi i tyre atje për kohë kaq të gjatë nuk është korrekt.
“Angazhimi i njësive të ndryshme në këto ditët e fundit në veri respektivisht qëndrimi i NJSI-së në objekte komunale mendoj që është jo i qëlluar sepse NJSI ka një mandate krejt tjetër dhe realisht ajo angazhohet shumë rrallë dhe ashtu duhet të ndodhë në raste tepër ekstreme”, ka thënë për RTV Dukagjinin, Rashit Qalaj, ish- Drejtor i Policisë.
E në një linjë tjetër qëndron ish-kryeshefi i Inspektoratit të Kosovës.
Sipas Valdet Hoxhës po të ishte situate e qetë në veri, ata nuk do ta kishin vendin aty.
“Policia e Kosovës funksionon në bazë të policimit, në bazë të inteligjencës dhe në bazë të një analize që ata ndërmarrin paraprakisht vlerësojnë të nevojshme ose të domosdoshme në situata të caktuara praninë e njësiteve përkatëse e në këtë rast është vlerësuar për shkak të tensionit” , ka thënë Valdet Hoxha, ish- drejtor i IPK-së.
Për këtë çështje, televizioni ka pyetur edhe Policinë e Kosovës për të ofruar sqarime në lidhje me angazhimin e Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI) në tri komuna veriore.
Nga ky organ i sigurisë thonë se angazhimi i tyre është bërë në bazë të nevojave operacionale, bazuar në situatën në veri.
“Policia e Kosovës, bazuar në procedurat e parapara ligjore si dhe bazuar në vlerësimet dhe nevojat operacionale, angazhon njësitet e saja relevante, në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj. Angazhimi dhe përkushtimi i Policisë së Kosovës, do të vazhdojë për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, për sundim të ligjit dhe parandalim të veprimtarive kriminale në nivel vendi, përfshirë edhe në veri të vendit”.
Njësia Speciale Intervenuese së fundmi ka rënë në sy, pas një operacioni të shpejtë në veri, kur e arrestuan të dyshuarin kryesore për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan.
Milun Milenkoviq i njohur si Llune, dyshohet të ketë kryer edhe akt terrorist pasi që ka dyshime të bazuar se ka sulmuar edhe zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhore, në veri të Mitrovicës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë