LAJMI I FUNDIT:

Debat: Partitë e vogla maqedonase kërkojnë shtyerje të zgjedhjeve

Debat: Partitë e vogla maqedonase kërkojnë shtyerje të zgjedhjeve

Partitë e vogla të bllokut politik maqedonas janë kundër mbajtjes së zgjedhjeve më 5 qershor pasi që, sipas tyre, nuk do të sigurohen kushte për zgjedhje të lira dhe nuk besojnë se lista zgjedhore do të pastrohet me sukses, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas, kyetares së RDM, Liljana Popovska, 11 institucionet që i kanë dhënë informacionet për listën zgjedhore, e posaçërisht KSHZ-ja, nuk janë seriozë dhe tallen me të gjithë ne për listën përfundimtare të votuesve të dyshimtë. Popovska thekson se nëse nuk ka kushte, atëherë nuk duhet të jepen edhe afate për zgjedhjet.


Pavle Trajanovi nga Lidhja Demokratike (LD) thotë se nuk do të ketë zgjedhje të drejta as në shtator, nëse shkaktarët e krizës nuk japin llogari. Ai propozon që Maqedonia të bëhet me një njësi zgjedhore, nëse ndodh shtyrja e zgjedhjeve. LSDR-ja mendon se shkaku pse Gruevski kërkon zgjedhje sa më shpejtë është pikërisht Prokuroria Speciale Publike. Nga ana tjetër, PLD-ja mba qëndrimin se shtyerja e zgjedhjeve nuk do të sjellë diçka të re, e as ndonjë ndryshim rrënjësor.

Këto mendime partitë e vogla i shprehën në debatin e organizuar nga OJQ ”Civil”, sipas së cilës, fundi i shtatorit do të ishte koha më e përshtatshme për t’u mbajtur zgjedhjet, si edhe të dorëhiqet tërë qeveria, pasi që ka dështuar në zbatimin e marrëveshjes për nxjerrjen e vendit nga kriza politike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori