LAJMI I FUNDIT:

Debat në Budestagun gjerman: Maqedonia t’i përshpejtojë reformat, nuk është e gatshme për anëtarësim në BE

Debat në Budestagun gjerman: Maqedonia t’i përshpejtojë reformat, nuk është e gatshme për anëtarësim në BE

“Maqedonia shënon përparim në rrugën drejt BE-së, ambienti në shtet është ndryshuar në drejtim pozitiv dhe vendi mirë është i përgatitur për fillimin e negociatave, por ende nuk është i përgatitur për anëtarësim në Union. Lëvdata për Marrëveshjen e Prespës, por edhe paralajmërim për mossukses të mundshëm nga ratifikimi i saj”.

Kjo ka qenë në fokusin e debatit për Maqedoninë të titulluar “Maqedonia mes shpresës dhe shqetësimit” në Bundestagun gjerman të organizuar nga Shoqata e Evropës Juglindore ku kanë marrë pjesë përgjegjësit për Maqedoninë në Ministrinë e Punëve të Jashtme Cristian Hellbach dhe në kabinetin e kancelares Merkel, Mathias Lutenberg, autori i udhërrëfyesit për reformat në Maqedoni Reinhard Priebe, më shumë deputetë në Bundestagu, diplomatë si dhe mysafirët nga Maqedonia dhe Greqia, njofton Deutsche Welle.

Lutenberg e ka përshëndetur guximin e kryeministrit Zaev të zgjidh problemet me fqinjët Bullgarinë dhe Greqinë që nga fillimi i mandatit dhe kjo sipas tij ka qenë “sinjal i rëndësishëm t’i thuhet popullit se janë të gatshëm për të zgjidhur problemet”.


Priebe ka theksuar se nëse eventualisht në Greqi nuk ratifikohet Marrëveshja e Prespës, BE patjetër t’i hap negociatat për anëtarësim të Maqedonisë, pa dallim të kontestit të emrit, ndërsa Shkupi duhet të jetë i motivuar të vazhdojë reformat.

Herbach nga ana tjetër ka thënë se nëse nuk kalon Marrëveshja e Prespës, ai do të ishte lajm i keq për vendin dhe se tek një pjesë e popullatës në Maqedoni, lojaliteti ndaj shtetit varet nga përparimi i vendit në rrugën euroatlantike.

Lidhur me arratisjen e Nikolla Gruevskit dhe marrjes së azilit në Hungari, Helbah ka thënë se rasti mund t’ia lehtësojë pozitën liderit aktual të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski.

Ndryshe, ish-ambasadorja gjermane në Maqedoni, Gudrin Schteinker ka kritikuar se reformat në Maqedoni nuk janë lëvizur dhe se mbeten problemet me sundimin e së drejtës.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori