De Vrij ka marrëveshje me Interin për dy vite të tjera

Interi thuhet të ketë arritur marrëveshje me Stefan de Vrij për të nënshkruar kontratë të re dyvjeçare, disa javë para përfundimit të kontratës së tij.
31-vjeçari është në Itali që nga viti 2014 kur nënshkroi për Lazion nga Feyenoordi, ndërsa në verën e vitit 2018 nënshkroi për Nerazzurrët si lojtar i lirë.
Kontrata e tij e tanishme është valide deri më 30 qershor, por Sky Sport Italia njofton se qendërmbrojtësi dhe klubi kanë arritur marrëveshje për qëndrimin e tij në Giuseppe Meazza.
Kontrata e re do ta lidhë mbrojtësin holandez me Interi deri në qershor të vitit 2025.
De Vrij ka regjistruar 38 paraqitje zyrtare në të gjitha garat këtë sezon duke kontribuar me një gol. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































