LAJMI I FUNDIT:

De Rossi drejt postit të trajnerit, skuadra nga Serie A mendon për legjendën italiane

De Rossi drejt postit të trajnerit, skuadra nga Serie A mendon për legjendën italiane

Daniele De Rossi është shumë pranë për tu rikthyer në Serie A, por kësaj radhe si trajner.

Legjenda e Romës dhe Italisë mund ta marrë drejtimin e skuadrës së njohur italiane, Bologna.

Eliminimi nga Kupa e Italisë javë më parë si dhe humbja e rëndë 6-1 nga Interi, ka bërë që vendi i trajneri Sinisa Mihajlovic mos të jetë i sigurt.


Football Italia ka raportuar se De Rossi tanimë është kontaktuar nga Walter Sabatini për t’ia besuar postin e trajnerit.

Ish-mesfushori italian nuk e ka shprehur asnjëherë dëshirën për tu bërë trajner pas përfundimit të karrierës.

Ai së fundmi ka qenë pjesë e stafit të Kombëtares së Italisë, por pas fitimit të trofeut në Evropian, De Rossi dha dorëheqje nga pozita që kishte.

Tani legjenda e skuadrës kryeqytetase duket shumë afër për ta marrë drejtimin e Bolognës, pasi aty ka për drejtor sportiv mikun e tij të madh Walter Sabatinin i cili e vlerëson jashtëzakonisht shumë De Rossin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori