Robert De Niro ka refuzuar të fotografohet me Arnold Schwarzeggerin gjatë një gala mbrëmjeje, ku ishin të pranishëm të dy yjet e ekranit.

“Nëse e mbështet Trumpin, nuk dua të bëj asgjë me ty”, thuhet të kenë qenë fjalët e De Niros, i cili është një kundërshtar i madh i kandidatit republikan për president të SHBA-ve.


“Po votove për Trumpin, s’dua të bëj asgjë me ty”. “Po votove për Trumpin, s’dua të bëj asgjë me ty”.

“A do të votosh për Trumpin?”, citohet të ketë thënë ai më tej – raporton Variety, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, bëhet e ditur se ata ishin fotografuar se bashku paraprakisht dhe e gjitha kjo ishte pjesë e një shakaje.

Schwarzenegger, i cili ka qenë guvernator republikan i Kalifornisë, më 8 tetor kishte bërë të ditur se nuk do ta votonte Trumpin.

Deklarata e Schwarzenegger Deklarata e Schwarzenegger

“Për herë të parë, prej se jam bërë shtetas (i SHBA-ve) në vitin 1983, nuk do të votoj për një kandidat republikan për president”, kishte shkruar Schwarznegger në Twitter. /Telegrafi/