David De Gea, ish-portieri i Manchester United, ka komentuar për sagën e transferimit të dështuar te Real Madridi në vitin 2015. Ndërsa ka zgjedhur ende të mos zbulojë shumë detaje, spanjolli ka lënë të kuptohet se një ditë do ta tregojë të gjithë historinë, por vetëm pasi t’i japë fund karrierës së tij. De Gea ishte shumë pranë një rikthimi në Spanjë pas një periudhe të suksesshme në 'Old Trafford', por fati ndërhyri përmes një faksi të dështuar. Marrëveshja, e cila pritej të finalizohej në orët e fundit të afatit kalimtar të verës 2015, përfundimisht u rrëzua. 

"Do të flas për të gjitha këto kur të mbaroj karrierën time. Kur gjërat nuk ndodhin, është për një arsye”.


 “Ishte afër, por transferimi nuk u realizua. Personalisht, përfundoi mirë sepse Manchesteri është shtëpia ime". Pas ardhjes në 'Old Trafford' nga Atletico Madrid në vitin 2011, De Gea krijoi një karrierë të jashtëzakonshme me ‘Djajtë e Kuq’. Nën drejtimin e Sir Alex Ferguson, ai u pjek shpejt dhe u bë një nga portierët më të mirë në botë./Telegrafi/

telegrafi sport app