LAJMI I FUNDIT:

De Gea refuzon Real Madridin, afër vazhdimit të kontratës me Unitedin

De Gea refuzon Real Madridin, afër vazhdimit të kontratës me Unitedin
David De Gea (Getty Images)

David de Gea është gati të kundërshtojë Real Madridin dhe të vendosë kushte të reja në kontratën e tij me Manchester Unitedin.

Portieri i Spanjës, De Gea ka qenë një nga lojtarët kryesorë yjeve në Old Trafford sezoneve të fundit.

Shfaqjet e tij superiore edhe në ndeshjen kundër Sevillas në Ligën e Kampionëve ishte e fundit në një seri ndeshjesh ku ai ka dëshmuar se është i klasit botëror.


De Gea i prinë listës së portierëve që e kanë mbajtur më shumë portën e paprekur këtë sezon, pas tij vijnë Oblak dhe Ter Stegen
Lexo po ashtu De Gea i prinë listës së portierëve që e kanë mbajtur më shumë portën e paprekur këtë sezon, pas tij vijnë Oblak dhe Ter Stegen

Këto paraqitje kanë bërë që portieri spanjoll të bëhet objektiv kryesor i Real Madridit për portën e tyre.

Mourinho nuk mund ta paramendoj largimin e De Geas (Getty Images)

Por, edhe përkundër interesimit të madh të ekipit mbretëror, De Gea thuhet se ka vendosur t’i refuzojë ata.

Sipas rrjetit televiziv ESPN, De Gea është gati të vërë anash të gjitha thashethemet dhe të nënshkruajë një kontratë të re me Unitedin.

Mourinho: Nuk ka asnjë kuptim ta shesim De Gean
Lexo po ashtu Mourinho: Nuk ka asnjë kuptim ta shesim De Gean

Marrëveshja aktuale e portierit spanjoll ka mbetur valide vetëm edhe 18 muaj dhe qëllimi është të shtohet edhe katër vite tjera.

Dhe pavarësisht nga një fillim i ashpër në negociata, klubi i Manchesterit është i bindur se është bërë progres dhe së shpejti pritet të ketë arritje të marrëveshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori