Duket se Mesut Ozil do të largohet nga Arsenali në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori gjerman nuk është në planet e Mikel Artetas, pasi tashmë është lënë edhe jashtë ndeshjeve për Ligën Premier.


Gjermani nuk ka luajtur për The Gunners që nga fillimi i këtij viti, andaj largimi i tij nga Emirates do të ndodhë në janar.

ozil 1 e1602549925209

Sipas asaj që raporton mediumi turk DHA, 31-vjeçari është shumë afër t'i bashkohet klubit nga Amerika, DC United.

Mirëpo, gjermani mund edhe të kalojë te Fenerbahce edhe pse problem mbetet paga e tij e lartë.

Skuadra amerikane mund të përballojë shumën që do e kërkojë Ozil, në mënyrë që të realizohet transferimi në janar. /Telegrafi/

telegrafi sport app