Victoria Beckham u mbajt dorë për dore me bashkëshortin e saj David ndërsa mbërritën në dasmën e djalit të tyre Brooklyn Beckham dhe gruas së tij Nicola Peltz të shtunën në mbrëmje.

Nëna e dhëndrit, 47 vjeçe, ishte mishërimi i elegancës e veshur me një fustan prej sateni ngjyrë argjendi të lidhur me rripa, teksa hynte në dasmën e mbushur me personazhe VIP krahas ish-futbollistit, 46 vjeç.


Për aksesorë, ajo zgjodhi një çantë të vogël argjendi dhe një gjerdan verbues zinxhir, shkruan DailyMail.

vic1

Jo më pak elegant dukej edhe partneri i saj, ish-futbollisti David Beckham i veshur me një kostum të zi.

Victoria i kishte kapur flokët e saj brune në stilin topuz, lejoi që disa prej fijeve të saj të binin lirshëm para fytyrës së saj.

vic2

Brooklyn dhe Nicola u martuan në një ceremoni mahnitëse herët në mbrëmje dhe shijuan puthjen e zgjatur prej gjashtë sekondash para të ftuarve të famshëm, duke përfshirë: Eva Longoria, Mel C dhe legjendën e tenisit, Serena Williams.

Procedurat filluan në orën 18:00, kur djalit të Davidit, 23 vjeç, iu bashkua nusja e tij 27-vjeçare për dasmën në një nga strukturat masive me tenda të ngritura në pronën e familjes Peltz në vlerë prej 103 milionë dollarësh (94.7 milionë euro) në Palm Beach, Florida.

vic3

Ai mund të shihej duke pritur i vetëm në një skenë të mbushur me lule dhe bimë për 15 minuta përpara se aktorja Nicola të mbërrinte me dukjenn e saj ekstravagnte, e cila kishte kushtuar katër milionë dollarë (3.6 milionë euro).

Ndërkohë, dukej se ishin gjashtë shoqëruesit e dhëndërit që iu bashkuan në të djathtën e tij dhe gjashtë shoqërueset e nuses që u vendosën në të majtë të tij, pra nga ana e Nicolas.

vic4

Ceremonia përfundoi në orën 18:30, megjithëse dasmat hebraike (meqenëse familja ka origjin hebreje) të shtunën - në mënyrë rigoroze nuk duhet të kryhen derisa të perëndojë dielli. Perëndimi i diellit është rreth orës 20:00 në Palm Beach.

Babai David kishte thënë se donte të recitonte një nga bekimet, të cilat tradicionalisht jepen në hebraisht dhe ndonjëherë më pas lexohen në anglisht.

vic5

Pas ceremonisë, të ftuarit u zhvendosën në çadrën e qendrës, e cila ishte dedikuar për eventin koktej. /Telegrafi/

vic6