LAJMI I FUNDIT:

David Coote thyen heshtjen pas shkarkimit nga shoqata e gjyqtarëve, deklarohet homoseksual dhe tregon ‘luftën’ për shumë vite

David Coote thyen heshtjen pas shkarkimit nga shoqata e gjyqtarëve, deklarohet homoseksual dhe tregon ‘luftën’ për shumë vite

Ish-gjyqtari i Ligës Premier, David Coote ka thyer heshtjen e tij në një intervistë të parë emocionale që kur u shkarkua nga Shoqata e Gjyqtarëve (PGMOL), duke u deklaruar edhe publikisht një homoseksual.

Në një intervistë për The Sun, Coote foli për herë të parë për shkarkimin e tij dhe gjithashtu doli si homoseksual, duke pranuar se përdorte drogë si rezultat i frikës për ta bërë publik seksualitetin e tij si gjyqtar i Ligës Premier.

“Ndjeva një ndjenjë të thellë turpi veçanërisht gjatë viteve të adoleshencës”, tha fillimisht gjyqtari David Coote, duke u shprehur si homoseksual.


“Unë nuk u kam treguar prindërve të mi deri në moshën 21-vjeçare. Seksualiteti im nuk është arsyeja e vetme që më shtyu të jem në atë pozicion. Por nuk po tregoj një histori autentike nëse nuk them se jam homoseksual dhe se kam pasur vështirësi të vërteta për t’u fshehur”.

“Kam fshehur emocionet e mia si një gjyqtar i ri dhe kam fshehur edhe seksualitetin tim – një cilësi e mirë si gjyqtar, por një cilësi e tmerrshme si qenie njerëzore. Dhe kjo më çoi në një drejtim të tërë sjelljesh”.

“Kam pasur probleme rreth vetëvlerësimit tim – dhe kjo lidhet me seksualitetin tim. Unë jam homoseksual dhe kam luftuar me ndjenjën krenare që jam “unë” për një periudhë të gjatë kohore”.

“Kam marrë keqtrajtime thellësisht të pakëndshme gjatë karrierës sime si gjyqtar dhe t’i shtoja edhe seksualitetin tim do të ishte vërtet e vështirë”.

“Ka shumë për të bërë në të gjithë futbollin dhe më gjerë në shoqëri në lidhje me diskriminimin. Unë nuk doja të isha ai person që e vendoste kokën mbi mur për t’u qëlluar, duke pasur parasysh abuzimin që ne të gjithë si gjyqtar e kemi pasur në çdo rast”, përfundoi anglezi.

David Coote është shkarkuar si gjyqtar i Ligës Premier pas ofendimeve ndaj Liverpoolit dhe Kloppit
Lexo po ashtu David Coote është shkarkuar si gjyqtar i Ligës Premier pas ofendimeve ndaj Liverpoolit dhe Kloppit

Ndryshe, David Coote u shkarkua nga Professional Game Match Officials Limited (PGMOL) në dhjetor pas një hetimi për shkelje të rënda të kontratës së tij të punës.

Coote u pezullua më 11 nëntor pasi një video u shfaq në mediat sociale që tregonte atë duke bërë komente fyese për ish-trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp dhe vet klubin nga Anfield.

Atij më vonë iu shfaqen edhe disa video duke thithur “pluhur të bardhë” gjatë Euro 2024. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man Utd, Liverpool dhe Arsenal mund të humbasin miliarda euro pas njoftimit të Donald Trump

Man Utd, Liverpool dhe Arsenal mund të humbasin miliarda euro pas njoftimit të Donald Trump

Ndërkombëtare
Man City ka ofertën gati që ta shokojë Barcelonën për Lamine Yamal - rekord absolut sa i përket transferimeve

Man City ka ofertën gati që ta shokojë Barcelonën për Lamine Yamal - rekord absolut sa i përket transferimeve

Premier League
Real Madridi pësoi një krizë para ndeshjes ndaj Arsenalit – dalin detaje shqetësuese në pah

Real Madridi pësoi një krizë para ndeshjes ndaj Arsenalit – dalin detaje shqetësuese në pah

La Liga
Superkompjuteri parashikon se kush do ta fitojë La Ligan këtë sezon - shanset e njërit gjigant janë thuajse inekzistente

Superkompjuteri parashikon se kush do ta fitojë La Ligan këtë sezon - shanset e njërit gjigant janë thuajse inekzistente

La Liga
I bërtiti gjyqtarit në fytyrë pas ndeshjes ndaj Betisit, merret vendimi për Raphinhan

I bërtiti gjyqtarit në fytyrë pas ndeshjes ndaj Betisit, merret vendimi për Raphinhan

La Liga
Lamine Yamal lidhet me një transferim shokues që do të trondiste Evropën – dy klube janë në garë

Lamine Yamal lidhet me një transferim shokues që do të trondiste Evropën – dy klube janë në garë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori