LAJMI I FUNDIT:

David Beckham e konfirmon se dëshiron që lojtarë si Cristiano Ronaldo ose Lionel Messi të kalojnë te Inter Miami

David Beckham e konfirmon se dëshiron që lojtarë si Cristiano Ronaldo ose Lionel Messi të kalojnë te Inter Miami

David Beckham ka lënë të kuptohet se ai mund të sjellë emra si Cristiano Ronaldo ose Lionel Messi në Miami.

Legjenda angleze që tani është pronar i klubit, Inter Miami, do të startojë këtë sezon në MLS.

Zërat janë rritur për ardhjen e një emri të madh në klubin e ri.


Messi dhe Ronaldo që ende po shkëlqejnë në La Liga dhe Serie A, duket se kanë ende karrierë në Evropë. Sidoqoftë, superylljet e futbollit janë në vitet e tyre të fundit të karrierës, dhe mund të vendosin që largohen drejt SHBA-së.

Duke folur në “Tonight Show” me Jimmy Fallon, Beckham dha disa informacione interesante.

“Ne jemi kontaktuar nga shumë lojtarë të ndryshëm me mundësi që të vijnë për t’u bashkuar me ekipin”.

“Si çdo pronar, edhe unë dëshiroj lojtarët më të mirë”.

“Dhe nëse kemi mundësinë të sjellim lojtarë si Cristiano ose Leo Messi, që unë kam admirim të madh për lojtarë si ata. Nëse ne mund t’i sjellim këta lojtarë, atëherë është e shkëlqyeshme”, ka thënë ai.

Shumë lojtarë të njohur kanë luajtur në MLS si: Zlatan Ibrahimovic, Wayne Rooney, Steven Gerrard dhe Frank Lampard. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori