Gjykata Speciale e Kosovës për krime lufte definitivisht do të fillojë të funksionojë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.
I akuzuari i parë ka të ngjarë të jetë Daut Haradinaj.
Sipas të përditshmes serbe “Blic” vëllau i tij, Ramushi, dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të jenë vetëm dëshmitarë në gjyqe, transmeton Klan Kosova.
Në shkrimin e titulluar “Daut Haradinajn e pret arrestimi, Ramushi dhe Thaçi, dëshmitarë”, kjo gazetë duke iu referuar diplomatëve të pa identifikuar nga Kosova, thekson se gjithçka është gati për aktakuzat e para dhe arrestimet.
Diplomatët e huaj në të cilët thirret “Blic” thonë se “ndjekjet penale për vrasje, rrëmbim, dëbim të popullsisë do të çojnë në stolin e gjykatës rreth njëqind shqiptarë etnikë”.
“Krahu i policisë dhe ushtarak, ushtarë, pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në një krim apo urdhëruesit, sipas vlerësimeve rreth njëqind sish do të jndiqen penalisht, të jenë të dyshuar ose do të thirren nga gjykata si dëshmitar”, tha i njëjti burim, duke shtuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte rreth 15,000 anëtarë dhe se para saj do të sillen një numër i madh i komandantëve të UÇK-së.
“Nuk është çudi që Ramush Haradinaj do të ftohet vetëm si një dëshmitar, sepse ai është ndjekur penalisht në Hagë, por vëllai i tij Dauti do të jetë në mesin e atyre që do të ndiqet penalist”
Për Hashim Thaçin ky burim ka potencuar se ai dhe Kadri Veseli, i cili është sërish kandidat për Kryetar të Kuvendit të Kosovës “, ndoshta do të thirren vetëm si dëshmitar për luftën në Kosovë”, transmeton Klan Kosova.
Sipas gazetës, arrestimi i shqiptarëve do të bëhet nga njësia e specializuar e EULEX-it në mbështetje të Policisë së Kosovës, dhe në përbëheje të kësaj njësie do të jenë polakët dhe operacionet kryesore do të realizohen nga ta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAmbasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij
"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'