LAJMI I FUNDIT:

Daut Haradinaj synon balotazhin në zgjedhjet lokale për kryetar të Prishtinës

Daut Haradinaj synon balotazhin në zgjedhjet lokale për kryetar të Prishtinës

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj është shprehur i bindur se nuk do të dalin të zhgënjyer në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti.

Haradinaj në Debat Plus në RTV Dukagjini ka theksuar se e ka parë mundësinë që mund të bëjë shumë për Prishtinën, dhe kjo ka qenë arsyeja pse ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit.

“Unë kam dhënë dorëheqje prej deputetit, e kom pa mundësinë që muj me bo ma shumë për Prishtinën. Ne historikisht në zgjedhje lokale dalim serioz, jam i bindur që me angazhim të madh dhe me përkrahje të madhe nuk do të dalim të zhgënjyer në Prishtinë”, ka thënë Haradinaj.


Ai ka shtuar se nuk bënë të paragjykohemi se përse nuk jemi nga Prishtina nuk mund të kandidojmë për kryetar, duke thënë se “edhe kryeministri nuk është nga Prishtina, por po qeverisë me Kosovën”.

Haradinaj shtoi se është duke punuar që në zgjedhjet lokale për kryetar të Prishtinës të shkoj në balotazh.

“Prishtina ka nevojë për një menaxher të mirë. Përpjekja ime është me pas balotazh”, u shpreh ai.

Haradinaj ka thënë se AAK do të ketë kandidatë edhe në Malishevë, Prizren e Gjilan, ndërkaq për kandidaturën e Besnik Tahirit për Podujevë tha se është zgjedhje e mirë.

Ndërkaq në sondazhin e përpiluar nga RTV Dukagjini lidhur me pyetjen se a besoni se Daut Haradinaj është kandidat i duhur për kryetar të Prishtinës? 20% e qytetarëve janë përgjigjur PO, 75% të tjera kanë deklaruar që JO dhe 5% kanë thënë se nuk kanë mendim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Kalo në kategori