LAJMI I FUNDIT:

Daut Demaku: Libri më i fortë se pushteti

Daut Demaku: Libri më i fortë se pushteti

Në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu, është diskutuar për librin dhe pengesat që kanë botuesit e libraritë.

Shkrimtari Daut Demaku duke folur në këtë emision ka thënë se libri ka fituar të gjitha luftërat, pavarësisht sfidave të shumta që i kanë bërë rrjetet sociale, interneti dhe pushteti, përcjell Telegrafi.

“Libri ka qenë, mbetet dhe do të jetë një prej produkteve që nuk dorëzohet. Në të gjitha etapat e historisë së njerëzimit, libri gjithmonë ka fituar luftën”, është shprehur ai.


Shkrimtari, ka folur për pengesat që libri ka pas në periudha të ndryshme historike.

“Kemi pas situata të diktaturave kur janë përpjekur për ta zhdukur librin, por nuk ja kanë dalë, kanë humbë. Rasti më i dhimbshëm për ne ka qenë Shqipëria e Enver Hoxhës, kur të gjitha parametrat tjerë të asaj që ishte vlerë kombëtare arriti që ti zhdukë, gjithë potencialin e orientoi kundër “Lahutës së Malcisë”, se ja kërkuan serbët dhe malazezët”, tregon Demaku.

Ai më tej ka rrëfyer se si libri në asnjë mënyrë nuk mundë të zhdukej e as dobësohej.

“Por sa më shumë që shtohej presioni për bllokimin e “Lahutës së Malcisë”, aq më shumë lexohej ai libër”.

Duke shtjelluar mendimin e tij për temën në fjalë, Daut Demaku në “përballje” që transmetohet ne RTV Dukagjini, ka thënë se libri është më i fortë se pushteti.

“Shembulli më i mirë i mundshëm që libri në historinë tonë e ka fituar luftën kundër çdo pushteti, është “Lahuta e Malcisë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Siguri
Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Lajme
Lirohen nga detyra ushtruesi i detyrës së kryeshefit dhe zëvendësi ekzekutiv i KEK-ut

Lirohen nga detyra ushtruesi i detyrës së kryeshefit dhe zëvendësi ekzekutiv i KEK-ut

Lajme
Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Lajme
Kalo në kategori