LAJMI I FUNDIT:

Daul: Të gjitha partitë anëtare të PPE-së të respektojnë demokracinë e brendshme dhe lirinë e mendimit

Daul: Të gjitha partitë anëtare të PPE-së të respektojnë demokracinë e brendshme dhe lirinë e mendimit

Kryetari i Partisë Popullore Evropiane, Joseph Daul sot pas mbarimit të Kongresit të PPE-së u takua me ish-zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të OBRM-PDUKM-së, Petar Bogojeskin dhe ish-ministrin Nikolla Todorov dhe deputeten e përjashtuar nga OBRM-PDUKM, Emilia Aleksandrova, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“I kam ftuar për të diskutuar situatën shqetësuese në partinë tonë anëtare, pas sanksioneve të marra kundër kundër atyre që mbështetën fillimin e procedurës për ndryshimet kushtetuese dhe të nevojshme për zbatimin e marrëveshjes së Prespës për të ndryshuar emrin. Të gjitha kërcënimet duhet të ndalen menjëherë.


Edhe pse jam i vetëdijshëm për kufijtë e kësaj marrëveshjeje dhe mënyrën se si është arritur, besoj se është një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së aspiratave euroatlantike të popullit në Maqedoni. Më e rëndësishmja, unë kam qenë gjithmonë shumë e qartë për faktin se PPE inkurajon partitë tona anëtare, kur ato janë në opozitë, që të vazhdojnë të luajnë një rol konstruktiv në Kuvend në mënyrë që të mbrojnë vlerat tona dhe të bëjnë qeverinë përgjegjëse për politikat e tyre.

Të gjitha partitë anëtare të PPE-së plotësisht ta zbatojnë demokracinë e brendshme, të respektojnë lirinë e mendimit dhe t’i mbrojnë vlerat dhe principet tona, duke përfshirë një angazhim të fuqishëm proevropian”, thuhet në deklaratën e Daul./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori