Aktorja e njohur, Teuta Krasniqi, është mjaft e përfolur për jetën e saj private.

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.


Së fundmi, Teuta ka publikuar një fotografi mjaft interesante në InstaStory, ku shfaqet duke i dhënë një puthje partnerit të saj, Adonisit.

Megjithatë kjo nuk ishte një puthje e zakonshme ngase secili prej tyre bartte maskë, si masë preventive për pandeminë coronavirus.

teyu

Aktorja Krasniqi e publikoi në InstaStory këtë fotografi, duke shkruar në mbishkrimin e saj: Dashuria në kohërat e Covid-it”.

Çifti përndryshe jetojnë së bashku në Prishtinë me dy vajzat: Kaia dhe Tara, kjo e fundit nga martesa e parë e Teutës me këngëtarin Blero. /Telegrafi/