I dashuri dhe menaxheri, dedikim special Era Istrefit për ditëlindje (Foto)

4:"user
Këngëtarja Era Istrefi ka festuar sot (e martë), ditëlindjen e saj të 23-të.
Me këtë rast ajo ka marrë shumë urime të përzemërta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
Por, duket se urimin më special, ajo e ka marrë nga i dashuri i saj, njëkohësisht menaxheri aktual, Faton Shoshi.
Ky i fundit ka publikuar një fotografi të animuar të Erës në Instagram, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar: "Urime ditëlindjen, jam i bekuar që të kam pjesë të jetës".
Ndërkohë, vetëm pak orë më vonë, Era ka publikuar një tjetër fotografi në InstaStory, përmes së cilës falënderon të gjithë për urimet për ditëlindje. /Telegrafi/

Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































