‘Rashë në dashuri’, thuhej dikur; ‘pata një eksperiencë’, priren të thonë të rinjtë e sotëm. Duket se diçka çalon, fjala ‘eksperiencë’ vjen më neutrale, më e përgjithshme, nuk e ka ngarkesën emocionale të fjalës ‘dashuri’.
Shumë më tjetërsuese dhe më e çngjyrosur ngjan fjala ‘partner/partnere’, që të rinjtë e sotëm po e përdorin për të shënuar edhe personin me të cilin kanë një lidhje dashurore, edhe atë me të cilin bashkejetojnë prej vitesh nën të njëjtën çati.
Mund të mendosh se zëvendësimet e tipi ‘dashuri – eksperiencë’ apo ‘i dashur – partner’ shprehin një realitet jetësor: lidhjet e sotme dashurore a martesore janë më pak punë ndjenjash e pasioni dhe më shumë çështje interesash të dyanshme.
Të rinjtë e sotëm lidhen lirshëm, hasin më pak ndërhyrje e pengesa. Çdo gjë, kur është me bollëk dhe arrihet lehtë e lirshëm, sikur nuk ngjall pasionin e të vështirës dhe të ndaluarës. Mbase nuk e kishte thjesht për xhelozi dhe cinizëm ai që shkroi: ne ëndërronim bashkë, këta të sotmit flenë bashkë.
Por, ka të ngjarë që ndryshimet në leksik nuk duhen marrë si tregues të cilësisë së lidhjeve dashurore. Shekspiri thoshte se trëndafilit çfarëdo emri t’i vësh, aromën nuk e humbet. Për të ditur sa pasionante janë dashuritë dhe lidhjet e sotme, s’bën të nisesh nga gjuha, por nga realiteti. Dhe për ta njohur këtë duhen pyetur të rinjtë dhe jo të moshuarit.
Se pleqtë në çdo kohë e në çdo brez e kanë patur në buzë ankimin ‘kjo botë po prishet’, ‘në kohën tonë edhe ushqimet kishin aromë tjetër’. Dhe harrojnë se shumicën e herëve s’pakësohet aroma, por amortizohet nuhatja e tyre.
Prirja për t’i thënë dashurisë eksperiencë dhe të dashurit partner, mund të mos ketë të bëjë fare me afektivitetin e lidhjes dashurore, se gjuha dhe logjika e gjërave s’janë kurdoherë e njëjta gjë. Mund të burojë nga faktorë të tjerë.
Mund të jetë p.sh. ndikim nga gjuhë të huaja, ashtu siç mund të zë fill edhe në dëshirën e të rinjve për të qenë ndryshe, për t’u dalluar nga brezi i mëparshëm jo vetëm në mënyrën e jetesës, në mentalitet e në të prurë, por edhe në leksik.
Të rrish shtrembër e të flasësh drejt, të rinjtë e sotëm janë më të ditur, më të zotë e mbase edhe më me botë se ne, prindërit dhe gjyshërit e tyre.
Vetëm një gjë është e sigurt që e bëjnë më keq: vonojnë tej mase martesat dhe sidomos lindjen e fëmijëve. Dhe në këtë pikë vështirë se mund të tregojnë zotësi e trimëri. Biologjia nuk fal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës