LAJMI I FUNDIT:

Dashtevski: Kërkojmë zgjidhje ligjore që qytetarët pa letërnjoftime të mund të votojnë

Dashtevski: Kërkojmë zgjidhje ligjore që qytetarët pa letërnjoftime të mund të votojnë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) do të bëjë gjithçka që të gjejë zgjidhje ligjore për qytetarët që janë me letërnjoftime pa afat dhe që nuk mund të marrin letërnjoftime të reja, për të votuar në zgjedhje.

Këtë e tha sot kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski, pas seancës së komisionit, ndërsa shtoi se nëse qytetarët kanë pasaportë të vlefshme do të mund të votojnë, por megjithatë ai tha ndërmarrin të gjitha aktivitetet për të gjetur zgjidhje tjera ligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me do të bëjmë gjithçka për të gjetur zgjidhje ligjore, pasi e dini se përdoren edhe letërnjoftimet edhe pasaportat, kështu që qytetarët kanë dy mundësi. Do të shohim që të gjithë qytetarët ta kenë njërën mundësi. Por ne do të ndërmarrim të gjitha aktivitetet për të siguruar zgjidhje tjetër ligjore”, tha Dashtevski.


Ndërsa në lidhje me aparatet për leximin e gjurmëve të gishtërinjve, Dashtevski tha pesë përqind e tyre do të arrijnë më 25 gusht, ndërsa të tjerët deri më 1 tetor.

Aparatet dhe pajisjet tjera që do të përdoren për zgjedhjet lokale nuk do të lidhen me internet, por do të mbushen me të dhëna, dhe pas zgjedhjeve do të zbrazen./Telegrafi/