LAJMI I FUNDIT:

Dashnim Hebibi sjell dy libra të rinj

Shtëpia botuese “Rugova Art” këto ditë ka nxjerrë nga shtypi edhe dy libra të rinj të shkrimtarit, poetit, prozatorit dhe gazetarit nga Presheva, Dashnim Hebibi me titull “Intervista në tranzicion III dhe Intervista në tranzicion IV”.

Këta dy libra të rinj janë vazhdimësi e dy librave të tjerë të Hebibit, “Intervista në tranzicion I dhe Intervista në tranzicion II”, i cili brenda dy dekadave gazetari intenzive nëpër mediet e shkruara dhe ato televizive i mblodhi intervistat dhe i bëri që të jenë të përmbledhura në libra me katër vazhdime.

Hebibi ishte redaktor në të përditshmen “Bota sot”, ku në atë kohë ka realizuar shumë intervista dhe më pastaj nëpër medie të tjera në atdhe e diasporë. Dy librat e parë janë botuar para disa viteve dhe janë mirëpritur nga lexuesit.


dashnim-hebibi-640x359

Në këta katër libra me plot intervista, duke u nisur nga personalitetet më të njohura politike, kulturore e sportive ndërkombëtare dhe kombëtare, janë një pasuri e mirë për lexuesit tanë. Është për të përshëndetur punën e Mr. sc. Dashnim Hebibi, i cili plot 20 vjet në gazetari ka ruajtur disa nga intervistat e tij të shumta dhe i ka sjellë në këto katër libra. Por siç thotë edhe Hebibi, ka edhe shumë të tjera, që beson në të ardhmen se do t’i botojë në libra, por në forma të tjera. Është interesante, se mund të gjejmë intervista nga viti 1995 e deri më sot me personalitete, që dikur ishin shumë publikë.

Edhe redaktori i librave, poeti, gazetari e shkrimtari, Naim Kelmendi, vlerëson lart punën e madhe që ka bërë autori. Në dy librat e fundit vlerësojnë lart punën e Dashnim Hebibit edhe dy doktorë shkencash, si Llukman Halili dhe Ferid Selimi. Dy librat e rinj janë sponsorizuar nga veprimtari dhe afaristi medvegjas, Fadil Selmani, i cili jeton dhe vepron në Zvicër. Hebibi është i kënaqur që lexuesi i interesuar mund të gjejë intervista interesante nëpër kohë të ndryshme në libra e jo duke kërkuar arkivave e duke shfletuar gazetat para shumë viteve.

Këta katër libra me intervista lirisht mundemi të themi se janë edhe frymëzim për gazetarët e rinj që t’i ruajnë shkrimet e tyre që shkruajnë ndër vite dhe pse jo ato të botohen në libër.

habibi-040812_294253

Përndryshe, autori është i njohur për punën e tij shembullore ndër vite në Zvicër, duke mos lëvizur nga profesioni, me etikë profesionale, e duke i dhënë hapësirë personaliteteve të ndryshme.

Dashnim Hebibi përveç shkrimeve të tij në të gjitha gjinitë gazetareske, ai për intervistë është njëri nga gazetarët më profesionist, që për këto dy dekada në profesion, përveç këtyre katër librave që i ka me intervista e që janë mbi 3.000 faqe e sa e sa intervista i ka gati edhe dy-tre libra të tjerë me intervistë. Kjo tregon dhe dëshmon se Dashnim Hebibi ka krijuar një emër të mirë në gazetari dhe do të merret si shembull nga gazetarët e rinj se me guxim e profesionalizëm arrihen sukseset.

Duhet përmendur gjithsesi, se autori mbi pesëmbëdhjetë vjet jeton dhe vepron në Zvicër dhe shumicën e intervistave i ka realizuar në Zvicër apo nga ky shtet. Për një intervistë ka udhëtuar jo më pak se 600 km, por herë pas here edhe mbi 4.000 km, që lexuesi ta ketë të freskët.

Librat e rinj kanë mbi 900 faqe dhe në ballinat e tyre janë disa nga personalitetet që i ka intervistuar, por janë edhe shumë të tjerë që e ka pasur të pamundur, sigurisht t’i paraqesë në ballinë të librave.

Në trend Kultura

Më shumë
Kush e vrau Ismail Qemalin?

Kush e vrau Ismail Qemalin?

Kulture
“Përkufizimi i dashurisë”

“Përkufizimi i dashurisë”

Analiza
MOS U DORËZO KURRË

MOS U DORËZO KURRË

Poezi
PËRRALLA E FUNDIT

PËRRALLA E FUNDIT

Poezi
Luftëtaret e Revolucionit të Haitit

Luftëtaret e Revolucionit të Haitit

Kulture
Piro Milkani në një rrëfim për jetën: “E pabesueshme, por e vërtetë”

Piro Milkani në një rrëfim për jetën: “E pabesueshme, por e vërtetë”

Libri
Kalo në kategori