LAJMI I FUNDIT:

DASH: Shqipëria vend i vështirë për të bërë biznes

DASH: Shqipëria vend i vështirë për të bërë biznes

Për të 7 vit me radhë Shqipëria vazhdon të jetë një vend i papëlqyer për investimet e huaja. Raporti i DASH evidenton se vendi duhet të përmbushë kushte përpara konferencës së parë ndërqeveritare për çeljen e negociatave në BE.

Në raport thuhet se pavarësisht një kornize të shëndoshë ligjore dhe përparimit në reformën elektronike, investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimet publike dhe zbatimin e dobët të kontratave, si nga problemet vazhdueshme në Shqipëri.


Raportet e korrupsionit në prokurimet qeveritare janë të zakonshme. Përdorimi në rritje i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka ulur mundësitë e konkurrencës, përfshirë investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.

Të drejtat e pronës vazhdojnë të jenë një sfidë në Shqipëri sepse titulli i qartë është i vështirë për tu fituar. Ka pasur raste që individë dyshohet se manipulojnë sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës.

Mbivendosja e titujve të pronave është një çështje serioze dhe e zakonshme. Procesi i kompensimit për tokën e konfiskuar nga ish-regjimi komunist vazhdon të jetë joefikas dhe i papërshtatshëm.

Qeveria shqiptare ka kaluar disa ligje në lidhje me pronën që janë të pakoordinuara dhe jo realisht efektive. Sipas raportit të progresit të BE vendi ende nuk ka trajtuar siç duhet kompensimin e pronave

Më tej në raport thuhet se Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International 2019 e renditi Shqipërinë në vendin e 106-të të 180 vendeve, një rënie prej shtatë vendeve nga 2018.

Si pasojë, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut tani perceptohen si vendet më të korruptuara në Ballkanin Perëndimor.

Disa nga gjetjet në raport

• Korrupsioni është një pikë nevralgjike që lidhet me mungesën e dëshirës për investime të huaja.

• Mungesa e transparencës sidomos në prokurimet publike.

• Kontrata të vështira për tu zbatuar.

• Korrupsioni më qeveri dhe mbi të gjithë tenderat është i gjithëpranishëm.

• Rritja e pakontrolluar e kontratave PPP ka shkatërruar tregun dhe ka bërë të pamundur konkurrencën.

• Mungesa të analizave kosto-përfitim të këtyre kontratave ka shkatërruar garën.

• Bizneset amerikane ballafaqohen me raste korruptive dhe kërkesa par pagesa të tilla.

• Investitorë të ndryshëm amerikanë janë përballur me çështje tregtare me entitete private dhe publike përfshirë dhe arbitrazhin ndërkombëtar. Në 2019 dhe 2020 një kompani amerikane u largua si pasojë e vendimeve të dyshimta të gjyqësorit dhe vendimmarrjes në pikëpyetje të palëve të tjera në një çështje që lidhet me investimet.

• Pronat vazhdojnë të jenë problem sidomos çështja e certifikatës së pronësisë. Ka plot raste të individëve që manipulojmë sistemin gjyqësor për të marrë pronat që nuk janë te tyre.

• Shqipëria perceptohet si një nga vendet me korrupsion të lartë, korrupsioni emdemik vazhdon të minonë sundimin e ligjit dhe të manipulojë apo frenojë zhvillimin ekonomik.

• SHBA nuk figuron më vendet e para për investimet e huaja direket. Kjo tregon nivelin e ulët të investimeve amerikane në vend./Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori