Një raport i departamentit amerikan të Shtetit, për Klimën e investimeve vë në dukje se investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes.
Sipas raportit, investitorët përmendin si probleme të vazhdueshme, korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave, ndërsa shton se njoftimet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme.
Raporti ngre shqetësimin për “përdorimin në rritje të kontratave të partneritetit publik privat (PPP) të cilat kanë ulur mundësitë e konkurrencës, përfshirë dhe investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë”, duke thekuar se “analizat e dobëta të kostos dhe përfitimit dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP, janë shqetësime të vazhdueshme”.
Sipas raportit “investitorët amerikanë sfidohen nga korrupsioni dhe vazhdimi i praktikave informale të biznesit”, ndërsa bëhet e ditur se “disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje të diskutueshme tregtare si me ente publike dhe private, duke përfshirë disa që shkuan në arbitrazh ndërkombëtar”
Në raport përmendet problemi kronik i titujve të pronësisë dhe i mbivendosjes së tyre, duke e cilësuar këtë si “një çështje serioze dhe të përhapur”, ndërsa vihet në dukje se “ka pasur raste që individë dyshohet se manipulojnë sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës”.
Raporti kujton gjithashtu se Shqipëria pësoi një rënie të fortë në klasifikimin e Bankës Botërore në studimin “Të bësh biznes” dhe se zbriti me shtatë vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit 2019, të hartuar nga Transparency International. Për pasojë, sipas raportit, “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut tani perceptohen si vendet më të korruptuara në Ballkanin Perëndimor”.
Reagimet
Presidenti Ilir Meta, foli për “përfundime tronditëse” të raportit, i cili siç shprehet ai në një status të gjatë në Facebook “vjen në një kohë kur shoqatat e biznesit, Dhomat e Tregtisë, përfshi dhe atë Amerikane, kanë ngritur në mënyrë të përsëritur shqetësimin në lidhje me përkeqësimin e klimës së biznesit dhe të investimeve”.
Presidenti Meta, nënvizon se “shumë dekrete për kthimin pas të ligjeve, që denoncojnë antikushtetutshmërinë e tyre, cenimin e interesit publik e kombëtar, si dhe cenimin e financave të shtetit me ligje speciale me efekt favorizues për një grup të caktuar individësh janë rrëzuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Procesi ligjbërës po shpërdorohet haptazi, në mënyrën më flagrante të mundshme, ku tashmë nuk po shkelet ligji për të kryer favore, por po bëhen ligje të posaçme për t`i realizuar ato”, shkruan presidenti.
Sipas Kreut të Shtetit “në këtë klime mbytëse për investitorët e brendshëm dhe të huaj, kur PPP-të dhe tenderat janë përqendruar vetëm në një grusht oligarkësh, në kushtet e tentativave për amnisti fiskale korruptive, si dhe të mungesës së transparencës në sistemin e prokurimeve, është domosdoshmëri kthimi i ekonomisë në normalitet në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm”.
Ndërsa për Partinë Demokratike, përfundimet e raportit të Departamentit amerikan të Shtetit tregojnë se “nën qeverisjen e kryeministrit në ikje, Edi Rama, Shqipëria ka kapur fundin”. Raporti tregon se “kjo qeveri është e kalbur nga korrupsioni, duke varfëruar shqiptarët akoma më shumë”, deklaroi Jorida Tabaku.
“Për shkak të korrupsionit të qeverisë Rama, shqiptarët nuk përfitojnë dot nga milionat e investimeve amerikane. Shqipëria me pozicionin e saj strategjik në Ballkanin Perëndimor, frymës pro amerikane dhe krahut të punës duhet të ishte një vend ku bizneset dhe sipërmarrjet amerikane duhet të ishin ndër më të pranishmet në rajon. Fatkeqësisht, kjo qeveri i ka mbyllur prej 7 vitesh shqiptarët në burgun e oligarkisë”, theksoi zonja Tabaku. /VOA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Demiri: Nuk është e ligjshme që Klinika të mos jetë e siguruar, menaxhmenti duhet të marrë përgjegjësi për këtë
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Ai ka bërë një sërë deklaratash pos traumatike
Nis gjykimi ndaj Ramiz Merkos për blerjen e veturës luksoze, anulohet seanca e parë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Plagoset një person në Dragash
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre