Kosova është gati për ndeshjen përballë Maqedonisë së Veriut në kuadër të play-offit të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja jonë do të jetë mysafir i shtetit fqinj në ndeshjen që luhet në Shkup nga ora 20:45 më 8 tetor (e enjte).


Gjatë rrugëtimit për në Maqedoninë e Veriut, Dardanët kanë dalë në rrugë që t’u urojnë shumë fat lojtarëve tanë për këtë ballafaqim historik.

Tashmë është e ditur se tifozët nuk do të lejohen të jenë prezent në stadium, mirëpo që përkrahja e tyre nuk ka munguar përgjatë rrugës së lojtarëve të Kosovës.

120999445 3187225648072805 609332823675764963 o Foto: FFK

Dardanët ishin të mbledhur në Han të Elezit për t’u treguar tanëve se nuk janë vetëm në këtë takim edhe pse do të luajnë në stadiumin pothuajse të boshatisur.

Kosova është nisur për në Shkup vetëm për fitore, në mënyrë që të realizohet ëndrra e shumë gjeneratave për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian që luhet në verën e ardhshme. /Telegrafi/

121016009 3187225684739468 5519041267577817657 o Foto: FFK

121054005 3187225681406135 6697584982406962314 o Foto: FFK

121017467 3187225674739469 4698995228045549372 o Foto: FFK