LAJMI I FUNDIT:

Dardan Gashi: Të gjithë ata që presin se Specialja do të zbardh vrasjet e aktivistëve të LDK-së do të zhgënjehen

Dardan Gashi: Të gjithë ata që presin se Specialja do të zbardh vrasjet e aktivistëve të LDK-së do të zhgënjehen

Ish-ministri Dardan Gashi thotë se Thaçi e të tjerët nuk kanë pasur përgjegjësi komanduese gjatë luftës në Kosovë.

Gashi në RTV Dukagjini thotë se në Kosovë kanë vepruar edhe grupe tjera të armatosura pos UÇK-së siç është FARK-u dhe se sipas tij këto formacione nuk i janë bindur Hashim Thaçit.

“Ka njerëz që dalin në studio dhe thonë Hashim Thaçi e Kadri Veseli kanë vrarë njerëz. A keni fakte: “Jo nuk kemi. Por e dimë se kanë ndodhur këto”. Pas këtyre deklaratave ata vazhdojnë dhe flenë mirë”.


“Familjet që kanë dhimbjet e veta i mirëkuptojmë, por nuk duhet dhënë shumë hapësirë. E kanë institucionin e gjykatës le të shkojnë. I dinë mirë proceset”, shtoi Gashi.

Jashari: Deklaratat e Imer Imerit kanë dëmtuar UÇK-në
Lexo po ashtu Jashari: Deklaratat e Imer Imerit kanë dëmtuar UÇK-në

Ish-ministri thotë se nuk mund të del diçka e re nga debatet për Gjykatën Speciale pasi sipas tij është thënë gjithçka deri me tani.

“Frikohem se të gjithë ata që presin se Specialja do të zbardh vrasjet e shqiptarëve, sidomos aktivistëve të LDK-së do të zhgënjehen. Kjo Gjykatë nuk mund të zbardhë vrasësin. Mund në mënyrë paushallë të deklarohen se “ne nuk e dimë kush e ka vra, por ti ke qenë përgjegjës dhe ty po ta lëmë vrasjen”, por zbardhje të emrave konkret nuk do të ketë”, ka deklaruar Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori