LAJMI I FUNDIT:

DAP jep të dhëna për qytetarët me të ardhura më të larta në vitin 2018, shkupjania në vendin e parë

DAP jep të dhëna për qytetarët me të ardhura më të larta në vitin 2018, shkupjania në vendin e parë

Drejtoria për të Ardhura Publike sot ka publikuar të dhëna në lidhje me të ardhurat e qytetarëve.

Sipas DAP, një qytetare nga Shkupi është më e pasura në Maqedoni me të ardhura vjetore bruto prej 17.1 milionë euro. Ajo në vitin 2018 në DAP ka paraqitur të ardhura bruto prej 1.056.992.055 denarë ose 17.1 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.


E dyta në listë është gjithashtu një banor i Shkupit, i cili ka paraqitur të ardhura prej 453.517.731 denarëve ose 7.3 milionë euro.

Në mesin e dhjetë personave me të ardhura më të larta është edhe një qytetar nga Gjevgjelia me 4.8 milionë euro, një tjetër nga Strumica me 4 milionë euro dhe një nga Tetova me 3.6 milionë euro.

Siç njoftuan nga DAP, paga më e madhe bruto e paguar në vitin 2018 është paguar në sektorin e shëndetësisë dhe ka qenë 183.806.532 denarë ose 2.9 milionë euro.

Edhe pensionisti më i pasur është nga Shkupi, i cili vitin e kaluar ka marrë 93 mijë euro bruto.

Drejtoresha e DAP Sanja Lukarevsa, tha se gjatë vitit 2018 janë regjistruar të ardhura të larta edhe tek personat më të rinj.

“Personi më i moshuar që ka pasur të ardhura më të larta prej një milionë denarë ka pasur 99 vjet, ndërsa tani ka ndërruar jetë. Ndërsa një foshnje që është lindur në vitin 2018 ka pasur të ardhura prej një milion denarëve. Kurse i pari tek më të rinjtë është një 21-vjeçar me të ardhura prej 10 milionë denarëve”, tha Llukarevska.

DAP ka përgatitur raport të të ardhurave për 795.953 qytetarë, të cilët kanë paraqitur 309.058.476.787 denarë të ardhura bruto./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori