LAJMI I FUNDIT:

Daorsoni – qyteti ilir në Bosnje dhe Hercegovinë

Daorsoni – qyteti ilir në Bosnje dhe Hercegovinë

Daorsoni ndodhet afër qytetit të Stollacit, në jug të Bosnjë e Hercegovinës. Ishte kryeqyteti i fisit ilir.

Daors, që jetoi mes viteve 300 në 50 para Lindjes së Krishtit në luginën e lumit Neretva.


Rrënojat e këtij qyteti gjenden në rreth 300 metra mbi nivelin e detit, raporton evropaelire.

Muret mbrojtëse të këtij qyteti ishin 65 kilometra të gjata dhe 4.2 metra të gjera. Arkeologët kanë gjetur mbetjet e amforave të shumta për verë dhe copa qeramike.

Qendra administrative e qytetit Doarson ishte akropoli, ku ndodheshin të gjitha objektet e rëndësishme administrative, publike dhe fetare.

Autoritetet në Bosnje kanë aplikuar në UNESCO që ky qytet të hyjë në listën e trashëgimisë kulturore, por aplikimi është ende nën shqyrtim.