LAJMI I FUNDIT:

Danielsson për skriningun: Sot fillon angazhimi në lidhjen tonë të gjatë

Danielsson për skriningun: Sot fillon angazhimi në lidhjen tonë të gjatë

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore të Komisionit Evropian, Christian Danielsson, sot në Bruksel zyrtarisht e shënoi fillimin e përgatitjeve për bisedime për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Siç njoftojnë nga AIM, Christian Danielsson para dy ekipeve negociatore nga Shqipëria dhe Maqedonia deklaroi se sot është “fillimi i angazhimit më intensiv në lidhjen tonë të gjatë”.

“Ekspertët tonë do ta sqarojnë gjatësinë dhe thellësinë e legjislacionit të përbashkët evropian (acquis communautaire) rregullat e BE-së”, tha Danielsson.


Këto dy ditë ekipi negociator i Maqedonisë dhe Shqipërisë do t’i dëgjojnë ekspertët e Komisionit Evropian se si ai e shpjegon legjislacionin gjithëpërfshirës dhe praktikat më të mira në fushën e drejtësisë dhe të drejtave fondamentale. Gjatë vitit të ardhshëm do të mbahen edhe 32 takime të këtilla për secilin kapitull nga procesi i bisedimeve, nga gjithsej 33, ose 160 mijë faqe të ligjeve dhe rregullave evropiane të cilat duhet të zbatohen në legjislacionin e vendit.

“Ekipet do të kenë edhe 70-të takime të këtilla. Duhet të ketë mirëkuptim të ndërsjellë për atë se çka janë rregullat e BE-së që të përgatiteni për anëtarësimin e ardhshëm”, deklaroi ai.

Danielsson theksoi se takimi për kapitullin e sotëm të 23-të është fundamental, jo vetëm për atë se kjo është metoda e re e bisedimeve të Komisionit Evropian me vendet e reja kandidate, por se reformat në lidhje me drejtësinë dhe sundimin e së drejtës janë kushtet e vendosura nga Këshilli i BE-së për fillimin efikas të bisedimeve me BE-në në qershor të vitit 2019./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori