Prishtina ka arritur një fitore tejet të rëndësishme ndaj Drenicës si mysafir.

Ndeshja përfundoi me rezultat 3:1, ndërsa trajneri i kryeqytetasve, Armend Dallku, është shprehur i lumtur për pjesën e parë, por edhe jo për pjesën e dytë.


“E vendosëm ndeshjen në pjesën e parë dhe kjo na lehtësoi punën ku na dha mundësin t’i pushojmë disa lojtarë në vazhdim. Në pjesën e dytë nuk jam i kënaqur pasi Drenica na vuri në vështirësi dhe kjo nuk duhet të ndodhë”.

86500780 10158647200218538 492648696064770048 o

“I kisha disa lojtarë që kanë luajtur shumë dhe desha t’i pushojë pak por nuk duhet lejojmë që të biem në pjesën e dytë kështu”, ka thënë Armend Dallku për Supersport.

Prishtina tashmë barazohet me pikë me liderët, Ballkanin dhe Dritën që kanë grumbulluar nga 37 pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app