LAJMI I FUNDIT:

Dallimet e super-shitësve nga shitësit e zakonshëm

Dallimet e super-shitësve nga shitësit e zakonshëm

Doni të jeni shitës i suksesshëm? Nëse po, pa hyrë në pyetje e zbërthime tjera, po ju njohim me detajet që nënkuptojnë suksesin e ROI-t (Return On Investment/Kthimi në investim)  – me pikat që e veçojnë shitësin e shkëlqyeshëm nga shitësi pretendues:

  • Qëndrimi dhe aftësia e vendimmarrjes, gjatë procesit të shitjes;
  • Super-shitësit gjejnë përparësi në çdo situatë, me çdo mënyrë dhe çdo kusht;
  • Dinë saktësisht çfarë të thonë dhe mënyrën se si të shprehen;
  • Artikulohen me qartësi, me shpejtësi dhe me vetëbesim;
  • Të shprehesh me emocione, për produktet, ndikon që shanset për të blerë të jenë më të mëdha;
  • Ata janë më efektivë, i sistemojnë punët dhe e kalojnë kohën duke i kryer detyrat më të vlefshme;
  • Arrijnë ta mbyllin shitjen me vlera të mira tarifore;
  • Marrin kontrata më të mëdha (ose i zgjerojnë ato që i kanë) sepse mund t’i përcaktojnë me saktësi mundësitë e humbura në situatën e klientit tuaj;
  • Kanë aftësinë e qëndrimit pozitiv, tek të gjitha pengesat dhe problemet që mund t’u dalin përgjatë rrugës;
  • Koha është gjithçka, sepse kur shitësit e zakonshëm janë të fokusuar në pikat që nuk janë primare, super-shitësit fokusin e kanë gjithmonë në vendin e duhur, ndaj janë të gatshëm në çdo kohë e për çdo situatë;
  • Kanë nivel të lartë të vetëbesimit: “E di saktësisht se çfarë po bëj, sepse kjo mund të sjellë 10 herë më shumë fitore për ju dhe kompaninë tuaj, apo jo”? Por, nëse nuk jeni saktësisht të sigurt se çfarë po bëni, nuk jeni vetëm! Shumica e njerëzve po hamenden kur bëhet fjalë për shitjen.

Në këtë aspekt, ju mund të mos keni nevojë për frymëzim për taktika që do ta sjellin ROI-n e madh. Kësisoj, ju mund të keni pyetjet si:


  • Si mund ta gjej dhe pastaj ta trajnoj një ekip shitësish të mirë?
  • Si mund t’i parashikoj shitjet ose të ardhurat mujore?
  • Si mund ta ruaj rritjen e shitjeve dhe të të ardhurave të qëndrueshme, muaj për muaj?

Pra, këto nuk kanë të bëjnë shumë me aftësinë, por me zgjedhjen. Sepse, nëse vendosni të përkushtoheni ndaj të gjitha pikave të cekura më lartë, edhe ju do të jeni shitës i shkëlqyeshëm. Është e thjeshtë, apo jo?

Për më tepër informacione, pyetje, për trajnime individuale ose të dedikuara për kompaninë tuaj, mund të më kontaktoni në adresat e mëposhtme:
Email: denis.gafuri@smardonline.com
Twitter: @DenisGafuri
LinkedIn:
https://www.linkedin.com/in/denis-gafuri-1a174334
Facebook: https://www.facebook.com/denis.gafuri