LAJMI I FUNDIT:

Dalja e parë pas zgjedhjeve, Basha: Pjesëmarrja e ulët tregon humbjen e besimit të qytetarëve

Dalja e parë pas zgjedhjeve, Basha: Pjesëmarrja e ulët tregon humbjen e besimit të qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha sot se zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit ishin një anomali që ka ardhur si pasojë e humbjes së besimit të shqiptarëve te vota.

Në një njoftim për shtyp të shpërndarë në rrjetet sociale, Basha u shpreh se pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në zgjedhje tregon se ata nuk kanë asnjë garanci.

Ai ka shtuar se kjo situate ka nevojën për një reformë të thellë zgjedhore.


I pyetur nga gazetarët për rezultatin e dobët të PD-së në zgjedhje, Basha ka thënë se “PD është në një sulm të shumëfishtë për nevoja personale. Përgjigjja jonë është një reformë më e thellë”.

“Na takon ne të bëjmë një reflektim për reformim të brendshëm që ka nisur, nevojës për t’u ndarë nga e shkuara. Nuk është koha për t’i ikur përgjegjësive, por janë asgjësuar zgjedhjet”, u shpreh Basha.

Basha theksoi se “nuk ka shqiptar që nuk e kupton se 6 marsi është një anomali. Asgjë nuk ka ndryshuar me krimin zgjedhor të 25 prillit”.

Kujtojmë se kandidatët e PD-së nuk ka arritur të fitojnë në asnjë bashki ku tashmë ka përfunduar numërimi, ndërsa në të tjerat ka pothuajse asnjë mundësi të fitoj.

“Dua që procesi të përfundojë dhe i’u bëj thirrje numëruesve të vijojnë deri në fund. E kam bërë të qartë që 6 marsi ishte një anomali. Anomalia e parë ishin zgjedhjet moniste të 30 qershorit. Anomalia e dytë ishte që 4 kryebashkiakë dolën me rekorde kriminale. Në këto kushte, dhe kur nuk ka asnjë reflektim për 25 prillin, mendoj se shqiptarët e kanë kuptuar nevojën për një reformë të thellë zgjedhore”, ka shtuar Basha.

Basha ka folur edhe për disa parregullsi në zgjedhje.

“PD-së iu mohuan komisionerët. Aleanca e non-gratave kërcënoi komisionerët në Vorë. Ne kemi bërë 3 denoncime në Prokurorinë e Posaçme SPAK për mospërmbushje të detyrave. Shqipëria ka arritur në një pikë të papranueshme sa i përket zgjedhjeve, këtë e tregoi dhe elektorati me mospjesëmarrje”, ka theksuar Basha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori