LAJMI I FUNDIT:

Dalin rezultatet e analizave, uji në Kumanovë mund të pihet

Dalin rezultatet e analizave, uji në Kumanovë mund të pihet
(Foto: Pexels)

Uji në qytetin e Kumanovës është i lejuar për konsum.

Pas kontrollit nga ana e inspektoratit dhe pas rezultateve të marrë nga QSHP, nga mostrat e kontrolluara të ujit nga 25, 26, 27.05.2024 është konstatuar se të njëjtat iu përgjigjen rregullave ligjore e profesionale lidhje me parametrat e kontrolluara, në pajtim me rregulloren për siguri të ujit për pije, ndërpritet vendimi për ndalesën e ujit të pijshëm, përcjell “Televizioni Festa”.


“Me këtë i njoftojmë qytetarët se uji në tërë rrjetin e ujësjellësit është i rregullt dhe i njëjti mund të përdoret për pije”, njoftojnë nga NP “Ujësjellësi” Kumanovë