LAJMI I FUNDIT:

Dalin pamjet kur Përparim Ademi në Tiranë shkon të vrasë dy motrat dhe largohet i qetë

Dalin pamjet kur Përparim Ademi në Tiranë shkon të vrasë dy motrat dhe largohet i qetë

Dalin pamjet ekskluzive të 59-vjeçarit Përparim Ademi kur hyn në banesën e dy motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi në Tiranë, dhe pasi i ka vrarë largohet qetësisht.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 31 dhjetor 2020.

Orari i kamerave të sigurisë ka pasaktësi me 1 orë pasi ndodhi ngjarja.


Ora shënon 10:06 minuta kur Përparim Ademi shfaqet në një prej kamerave rreth 50 metra larg pallatit ku banonin motrat.

Gjenden të vdekura dy motra në Tiranë
Lexo po ashtu Gjenden të vdekura dy motra në Tiranë

I veshur me xhup ngjyrë blu dhe me pantallona të zeza, ai ecën qetësisht.

Sikurse duket në pamje, 59-vjeçari ka shkuar me biçikletë. Pranë tij ishte dhe një djalë i ri i cili po e shoqëronte, që sipas informacioneve, është nipi i tij.

Përparim Ademi ka shkuar i armatosur me kallashnikov, të cilin e kishte fshehur në një çantë. Në hyrje të pallatit, ai ka lënë biçikletën e tij. /TV Klan/