LAJMI I FUNDIT:

Dalin pamje të reja të përplasjes së furishme të Walker dhe Haaland me ndihmësin e Artetës

Dalin pamje të reja të përplasjes së furishme të Walker dhe Haaland me ndihmësin e Artetës

Kanë dalë tashmë pamjet e reja nga sherri i Kyle Walker dhe më pas Erling Haaland me ndihmës trajnerin e Arsenalit, Nicolas Jover.

Të dielën, Gabriel Martinelli shënoi golin e fitores dramatike 1-0 të Arsenalit kundër kampionit aktual të Ligës Premier, Manchester City.

Kjo ishte fitorja e parë e Arsenalit në ligë ndaj Cityt që nga dhjetori i vitit 2015 dhe i dha skuadrës së Mikel Artetës një vrull të hershëm në garën për titull.


Erling Haaland dhe Kyle Walker u kacafytën me stafin e Arsenalit pas humbjes dramatike në “Emirates”
Lexo po ashtu Erling Haaland dhe Kyle Walker u kacafytën me stafin e Arsenalit pas humbjes dramatike në “Emirates”

Menjëherë pas ndeshjes u shfaqën pamjet e Sky Sports, me kapitenin Walker duke u përballur me ndihmës trajnerin e Arsenalit, Jover.

Shoku i skuadrës së Walker, Haaland më pas mbrojti bashkëlojtarin e tij, me sigurimin që u detyrua të ndërhynte për të tërhequr dyshen e Cityt dhe për t’i drejtuar ata drejt tunelit të stadiumit.

Mediumi Mail Online pretendoi se zënka u shkaktua nga refuzimi i Joverit për të shtrënguar duart me yjet e Cityt në dy përballjet e mëparshme të ligës mes palëve, ku të dyja i humbi Arsenali.

Kush është Nicolas Jover - personi që e nxiti përplasjen në fund të derbit mes Arsenalit dhe Man Cityt
Lexo po ashtu Kush është Nicolas Jover - personi që e nxiti përplasjen në fund të derbit mes Arsenalit dhe Man Cityt

Ky medium pretendonte se Jover i mbante duart fort pas shpine dhe nuk tregoi interes për kënaqësitë pas humbjeve.

Por, trajneri thuhet se ka kërkuar nga Walker në këtë rast pas fitores së Arsenalit, që shkaktoi sherrin e mëvonshëm, pamjet e reja të të cilave mund të shihen në videon më poshtë. /Telegrafi/

@friendlyhispanic1

Kyler walker confrontation v arsenal #travel #football #mancity #arsenal #premierleague #soccer #fyp #paratii

♬ original sound – G.Matthew

Në trend Sport

Më shumë
Futbollisti i cili ishte pjesë e

Futbollisti i cili ishte pjesë e "skuadrës speciale" të Bayern Munichut pëson vdekje cerebrale nga lëndimi në kokë

Ligat tjera
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Lajmi tragjik trondit komunitetin e boksit, John Cooney vdes shtatë ditë pas duelit

Lajmi tragjik trondit komunitetin e boksit, John Cooney vdes shtatë ditë pas duelit

Boks
Katër sulmuesit që mund të nënshkruajnë për Arsenalin pas lëndimit të Havertz

Katër sulmuesit që mund të nënshkruajnë për Arsenalin pas lëndimit të Havertz

Premier League
Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite

Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi

Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi

Boks
Kalo në kategori