Kosova dhe Serbia janë dakorduar sipas Bashkimit Evropian për aneksin e zbatimit të marrëveshjes për normalizim të marrdhënieve mes dy vendeve.
Fillimisht shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrel kishte deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë pajtuar për propozimin e tyre me 27 shkurt në Bruksel e pastaj edhe për aneksin e këtij propozimi me 18 mars në Ohër.
Takimi në Ohër dhe pajtueshmëria është parë ndryshe nga shumë gazetarë e njohës të Ballkanit. Sipas tyre nuk mund të ketë marrëveshje pa nënshkrime.
“Herën e fundit ka pasur një “marrëveshje” Kosovë-Serbi, por jo aneks. Tani ka një aneks, por nuk ka nënshkrime (gjithsesi deri më tani) A është vërtet një marrëveshje? Borrell nuk mori asnjë pyetje nga gazetarët, gjë që nuk e bën më të lehtë zbulimin”, ka shkruar Andrew Gray, gazetar dhe redaktor që mbulon edhe dialogun Kosovë-Serbi në agjencinë e lajmeve Reuters.
Last time there was a Kosovo-Serbia "agreement" but no annex
Now there's an annex but no signatures (so far anyway)
Is that really a deal?
Borrell didn't take any questions from reporters, which doesn't make it easier to find out.
More soon @Reuters https://t.co/t9xv81uw3f
— Andrew Gray (@andrew_r_gray) March 18, 2023
Edhe gazetari gjerman ka komentuar për këto zhvillime.
“Ka shumë tema të rëndësishme, interesante dhe thelbësore në Ballkan për të folur apo shkruar. Cirku fluturues evropian në Ohër me Kosovën dhe Serbinë nuk është njëri prej tyre”, ka komentuar gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens.
There are a lot of important, interesting & substantial topics in the Balkans to talk or write about. The European flying circus in Ohrid featuring Kosovo and Serbia is not one of them. https://t.co/6EqixYiq5y
— Michael Martens (@Andric1961) March 19, 2023
Gjitahshtu profesori i Universitetit të Grazit dhe eksperti i çështjeve të Ballkanit, Florian Bieber ka deklaruar se BE-së po i duhet sukses më shumë se kushdo tjetër.
“Një marrëveshje tjetër pa angazhimin e duhur thjesht do të zgjasë status quo-në. Duket se BE-ja ka nevojë për një sukses më shumë se kushdo tjetër”, ka shkruar në Twitter.
Another agreement without proper commitment will just extend status quo. It looks the EU needs a success more than anyone else. https://t.co/yMb1yNuayY
— Florian Bieber (@fbieber) March 19, 2023
Analisti boshnjak Jasmin Mujanoviq ka shkruar se problemi themelor mes Kosovës dhe Serbisë mbetet se SHBA dhe Bashkimit Evropian duan një zgjidhje teknike për një problem politik.
Dhe problemi sipas tij është se Serbia nuk iu nënshtrua kurrë një procesi të de-Milosheviqizimit dhe se Vuçiq mbetet i lidhur me qëllimet e mentorit të tij në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Mal të Zi.
“Nuk do të ketë kurrë një “formulë” të përshtatshme për ta bërë Vuçiqin të pranojë realitetin e sovranitetit të Kosovës ose natyrën më të gjerë të përgjegjësisë së Millosheviqit për shpërbërjen e Jugosllavisë derisa të ketë një transformim kategorik politik në shoqërinë serbe”, ka shkruar ai në Twitter.
The fundamental problem btw Kosovo-Serbia remains that the U.S. & EU want a technical solution to a political problem. And the problem is that Serbia never underwent a process of de-Milosevicization; Vucic remains wedded to his mentor’s aims in Kosovo, BiH, & Montenegro.
— Jasmin Mujanović (@JasminMuj) March 19, 2023
Ndryshe Kosova e Serbia të dielën kanë mbajtur një takim të gjatë për zbatimin e aneksit të propozimit të BE-së. Për këtë propozim palët kanë thënë se ka dakordim por nuk ka nënshkrime zyrtare.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se ka qenë pala serbe dhe presidenti i tyre Aleksandar Vuçiq i ka ikur nënshkrimit.
Mbetet të shihet se si do të shkojnë planet për zbatim edhe pse BE-ja, ShBA-ja dhe vende tjera kanë bërë thirrje që të lëvizet para me zbatim të planit. /Telegrafi./
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles