Tash kur kemi hyrë në vitin zgjedhor për zgjedhjet lokale, partitë në Kosovë, kanë nisur t’i bëjnë kalkulimet për kandidatët më të fuqishëm që do t’i fusin në garë sivjet.
Një vëmendje e veçantë kësaj radhe do jetë edhe në Skenderaj, që njihet ndryshe edhe bastioni i PDK-së.
Por duket se dega e kësaj partie e ka të përfunduar çështjen e kandidaturës.
Meqenëse Sami Lushtaku, për shkak të rrethanave që ndodhet, nuk do jetë në garë, postin e tij si kandidat për kryetar të Skenderajt, pritet ta marr Faruk Geci.
Burime të Magazina.al brenda PDK-së, bëjnë me dije se Geci, që ka një begraund studimi në fushën e shkencave të Sigurisë, llogaritet si kandidatura më serioze dhe e vetme për Skenderajn nga ana e PDK-së.
Ata që kanë propozuar Gecin për kryetar të kësaj komune, kanë numëruar shumë arsye pse ai duhet të jetë në krye të Skenderajt. Ata kanë përmendur edukimin ushtarak në Akademinë e Mbrojtjes në Tirane, Doktoraturën për Shkencat e Sigurisë në Slloveni, si dhe kontributin e familjes dhe atij personalisht në PDK, qe nga themelimi.
Por është edhe një element shumë më rëndësi që do ta bëjë Gecin kandidat të fuqishëm. Përparësia tjetër e tij është lidhja familjare që ka me familjen Jashari.
Komandanti Legjendar, Adem Jashari, është nip i familjes së Farku Gecit, ndërkohë babai i Farukut, Jetullah Geci, ish komandant i Brigadës 112 “Arben Haliti”, ka qenë një ndër bashkëluftëtarët më të ngushtë të Adem e Hamëz Jashari.
Një mbështetje për Gecin vjen edhe nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka raporte të ngushta shoqërore me babain e Farukut, Jetullah Gecin; raporte këto që datojnë qysh nga lufta në Kosovë.
Kjo dëshmohet edhe përmes fotografive të siguruara nga Magazina.al ku Veseli shihet në odën e Jetullah Gecit.
Aktualisht, Faruk Geci i cili flet anglishten dhe gjermanishten, mban pozitën e drejtorit të Drejtorisë për Politika në FSK dhe është koordinator i transformimit të FSK-së në FAK.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi
"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri