LAJMI I FUNDIT:

“DailyMail” shkruan për dukjen e Georgina Rodriguezit në kreacionin e stilistes shqiptare Lia Stublla, në Festivalin e Filmit në Venecia

“DailyMail” shkruan për dukjen e Georgina Rodriguezit në kreacionin e stilistes shqiptare Lia Stublla, në Festivalin e Filmit në Venecia

Ajo u paraqit me një dukje tejet elegante në edicionin e 77-të të filmit në Venecia.

Dhe Georgina Rodriguez bëri një tjetër zgjedhje të duhur të modës, të enjten në mbrëmje, ndërsa mbërriti në hotelin Excelsior në qytetin italian, shkruan DailyMail.

Modelja, 26 vjeçare, dukej shumë atraktive me një fustan të zi, të butë dhe me shkëlqim, i cili nxirrte në pah fizikun e saj.


Fustani i Georginës ishte i hapur pak te pjesa e dekoltesë dhe ishte kombinuar bukur me disa aksesorë.

Ajo i shtoi shkëlqim të mëtejshëm pamjes së saj të mbrëmjes me një gjerdan mahnitës diamanti dhe një palë vathë të ngjashëm, si dhe dy unaza të mëdha verbuese.

Ky fustan është kreacion i stilistes së njohur shqiptare, Lia Stublla.

Dizajnerja nga Prishtina publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi të mrekullueshme të Georginës me këtë paraqitje, duke e falënderuar që vazhdon t’ia besojë dukjen.

“Si gjithmonë është një nder special të krijosh fustan për të bukurën Georgina, faleminderit shumë edhe njëherë për besimin në punën tonë, ti i bën fustanet tona të shkëlqejnë ndryshe”, ka shkruar Stublla e lumtur për punën e saj.

https://www.instagram.com/p/CEr-qA_jHrU/

E përditshmja britanike DailyMail i ka dedikuar një hapësirë të veçantë fustanit të punuar me përkushtim nga dizajnerja shqiptare.

“Nëse dëshironi të bëni një hyrje glamuroze, zgjidhni një fustan me sequin.

Georgina Rodriguez na tregoi saktësisht se si dukej kur veshi një fustan me shkëlqim në Festivalin e Filmit të Venecias. Punuar nga Lia Stublla, ky dizajn që lë pa frymë mburret me një dekolte të hapur, trupin e ngushtuar në korse dhe çarjen te pjesa e kofshës për të treguar figurën.

Kemi frikë se nuk është në dispozicion për të blerë në internet, por kliko (djathtas) për të parë më shumë nga veshjet e markës”, shkruan mediumi DailyMail, referuar kreacionit të stilistes Stublla. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Magazina
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues

Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues

Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë

Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë "Oscars", ajo thuhet se është shumë e dëshpëruar që nuk u nominua

Magazina

"Kam një kontratë për të respektuar, unë Gertën e mbështes çdo ditë deri në fund të jetës", Olta Gixhari shpjegon heshtjen për motrën e saj

Magazina
Momenti kur Vullneti surprizon familjen dhe uron ditëlindjen e babait të tij në Negroc

Momenti kur Vullneti surprizon familjen dhe uron ditëlindjen e babait të tij në Negroc

Magazina
Kalo në kategori