Artistja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka shtuar edhe një datë tjetër për koncertin e saj “Supernova”.

Këngëtarja njoftoi se koncerti do të mbahet për dy net radhazi në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, më 25 dhe 26 dhjetor për shkak të kërkesave të larta.


Biletat për natën e dytë tashmë kanë dalë në shitje dhe mund t’i blini në uebsajtin e saj.

Kujtojmë se për natën e parë, biletat “regular” dhe “fanpit” janë shitur plotësisht, ndërsa kanë mbetur vetëm biletat VIP.


Për natën e dytë, publiku mund të blejë bileta “fanpit” me çmim prej 40 euro, “regular” prej 30 euro, ndërsa biletat VIP kushtojnë 80 euro.

Biletat “fanpit” ju vendosin më afër skenës, ndërsa ato “regular” janë të pozicionuara më larg.

Ky është koncerti i parë madhështor që Dafina Zeqiri sjell në këtë format, duke premtuar një spektakël të vërtetë së bashku me orkestrën.