Këngëtarja e njohur dhe shumë e suksesshme shqiptare, Dafina Zeqiri ka paralajmëruar projektin e ri.

Artistja këtë e bëri përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram ku edhe solli një pjesë të shkurtër nga klipi i ri.


Në videon bardhë dhe zi, Dafina njoftoi se kënga do të jetë publikimi i parë i albumit të saj më të ri "Unë jam ajo".

334871493 214190161138730 1506133047296293733 n Foto: Screenshot/Instagram

"Unë jam ajo X Caviari. Single i parë nga albumi im i ardhshëm "Unë jam ajo", ka shkruar Dafina në mbishkrimin e postimit.

Ndërkohë, teksa po përgatit albumin e ri, këngëtarja aktualisht po shijon suksesin e bashkëpunimit me Young Zerka dhe MC Kresha "Nafije".

Krahas kësaj, Dafina edhe në këtë periudhë të vitit mbetet e angazhuar me mbrëmje muzikore. /Telegrafi/